Rama i vendosur për 30 qershorin, opozita vazhdon me protesta

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë grupin parlamentar ku ka dhënë edhe porositë e tij për zgjedhjet.

Ai u ka thënë deputetëve se data e zgjedhjeve nuk do të ndryshojë, duke i kërkuar atyre që të flasin me njerëzit në bazë dhe të ketë sa më shumë pjesëmarrës.

Mbledhja e sotme e grupit u drejtua nga Rama, pasi kryetari i Grupit, Taulant Balla ndodhet për një vizitë në Hagë bashkë me kryeparlamentarin Ruçi.

Nga ana tjetër, kryedemokrati i PD, Lulzim Basha vazhdon aksionin opozitar, pasi në 25 maj ka thirrur një tjetër protestë kombëtare.

Zjarr Tv Ad