Itali, shqiptari gjendet i vdekur në makinë

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shqiptar është gjetur i pajetë brenda në makinën e tij, në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

Bëhet fjalë për një shqiptar të moshës 33-vjeçare me banim në San Severino.

Dyshimet e para janë përqendruar në faktin se shqiptari mund të jetë përfshirë në ndonjë aksident, ndërkohë që rrethanat janë ende të paqarta.

Trupi i pajetë i të riut u dërgua në morgun e Macerata, ku do i bëhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore.

Lidhur me rrethanat e vdekjes së të riut shqiptar, hetimet janë në vijim, teksa emri i të ndjerit nuk bëhet ende me dije.

Zjarr Tv Ad