Rama me Unionet e besimtarëve myslimanë në Europë: Momenti të jemi bashkë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot përfaqësues të unioneve të besimtarëve myslimanë nga disa vende të Europës, të cilët janë bërë bashkë për të ndihmuar në rindërtimin e banesave për familjet dhe qytetarët e prekur nga tërmeti.

Rama i ka falënderuar për gjithçka që kanë bërë dhe deklaroi se ky është momenti ku kemi mundësi të bëhemi më të fortë.

“Unionet e besimtarëve myslimanë të Zvicrës, të Austrisë, Gjermanisë dhe të Italisë dhe së bashku kanë ndërmarrë një iniciativë solidarizimi si të gjithë shqiptarët në të gjithë botën. Sot më njohën me përpjekjen e tyre dhe dëshirën e madhe për të kontribuuar duke bashkuar fondet e mbledhura në funksion të rindërtimit. Unë i falënderoj për gjithçka kanë bërë dhe për gatishmërinë e tyre dhe për mundimin që kanë ardhur deri këtu”, deklaroi Rama.

Më tej ai shtoi se kanë ndarë së bashku dhe kënaqësinë që në këtë moment dramatik për Shqipërinë dhe të vështirë për shumë familje, shqiptarët kudo janë solidarizuar, kanë treguar një shpirt përkatësie nga Kosova, në Maqedoninë e Veriut, në Luginën e Preshevës, në Malin e Zi, pastaj në gjithë Europë, në SHBA dhe përtej këtyre destinacioneve.

“Më vjen shumë mirë që kemi qenë në një mendje që ky është një moment ku kemi mundësinë të bëhemi më të fortë dhe të dalim më të fortë se ç’ishim para tërmetit”, tha Rama.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱Kryeministri – Me liderët e përfaqësuesit e katër unioneve shqiptare të besimit musliman në Zvicër, Gjermani, Austri dhe Itali, të cilat kanë mbledhur një fond të konsiderueshëm solidariteti në xhamitë respektive dhe kanë ardhur në Shqipëri për të nisur bashkëpunimin konkret, në funksion të Rindërtimit🇦🇱🤝🦅https://e-albania.al/dhuro/

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 11. Dezember 2019

Zjarr Tv Ad