“Rama pazarxhi! Këta dinë me kë pinë kafen filani, jo më për kullat!”- Petrit Vasili: Te ‘Prestige Resort’ shkon matrapiku dhe shqyen, këtyre iu thotë hajde flasim!

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka folur sot për pyetjet që i ka drejtuar kryetarit të bashkisë dhe kryeministrit Edi Rama për kullat në kryeqytet.

Ai tha në News24 se ka informacione, por se pret informacionin zyrtar. Vasili tha se ai që firmos duhet të mbajë përgjegjësi për firmën e tij, duke kujtuar se dhe Prestige Resort kishte firmën e Ramës.

“I jam drejtuar Edi Ramës si kryetar i këshillit të rregullimit të territorit. Ne përballemi sot me një situatë ku shikojmë skena të neveritshme të një show televiziv, ku çuditërisht qeveria nuk shikon dot si ndërtohen pallatet me 9 kate përpara syve, nuk shikon mes sheshit si ndërtohen kate, ndërkohë që ka parë qytetarin e thjeshtë që riparon tualetin e shtëpisë së tij dhe e ka futur në burg.

Një nga njerëzit shumë të dashur, miq të familjes sime, një mësuese e nderuar që nuk jeton më, vetëm sepse po riparonte murin brenda shtëpisë së saj, mur qerpiçi sa kishte ardhur nga dializa përfundoi në furgonin e policisë. Këta nuk shikojnë kullat”, deklaroi Vasili.

Ai tha se po veprohet në mënyrë të neveritshme me dy standarde.

“Unë kam kërkuar verifikimin e një serie kullash të cilat e kanë shqyer Tiranën kryq e themel, por jemi te ligjshmëria. Jemi te ligjshmëria, si e kanë plotësuar dokumentacionin, i kanë respektuar kriteret sepse janë miratuar, janë firmosur. Se Edi Rama firmos fap-fap-fap pastaj nuk mban përgjegjësi për firmën e tij. Por jo, do marrë përgjegjësi. Kushdo që hedh firmë, ka përgjegjësi për firmën që jep. Në momentin që hedh atë firmë dhe poshtë ka firmën Edi Rama, siç kishte dhe Prestige Resort firmë nga Edi Rama, do përgjigjesh për këtë.

Kam informacione për to paraprake, por po pres përgjigjen, të ballafaqojmë të dhënat. Gjithmonë me dokumente. Në rast se nuk do përgjigjen, do të kenë një përballje. Në gjithë këtë proces i kanë bërë shërbim vetëm parave të pista, xhepave të tyre, interesave të tyre.

Kemi informacione se bëjnë sikur nuk e shohin taksën e infrastrukturës dhe nuk e paguajnë. Këta bëjnë show, estradë e zezë. Këta që dinë dhe me kë e pi kafenë filani, nuk shohin kullat”, deklaroi ai.

Sa i përket VKM-së për legalizimin e kateve pa leje, ai tha se është një akt shumë i shëmtuar i paligjshëm, thellësisht i paligjshëm. “Ju keni historinë e freskët, në biznesin tuaj shkon matrapiku dhe shqyen, dikujt tjetri i thonë hajde flasim, mund të bëjmë Pazar, të paguash kaq, pastaj ta legalizojmë. Rama është pazarxhi, mashtrues dhe demagog. Standardi është ligji.

Me një VKM ka marrë përsipër të amnistojë vepra penale. Një VKM kryekëput e paligjshme. Është një vendim totalisht i rrëzueshëm. Është në kuadër të pazareve”, tha Vasili.

Zjarr Tv Ad