Rama: Pedagogët sharlatanë, sëmundja e Universitetit! Si do vendosen me shpatulla pas muri

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Korça kryeministri Edi Rama ka  paralajmëruar të pedagogëve, ku u shpreh që  duhen ndarë pedagogët e nderuar nga ata ‘sharlatanë’. Kryeministri ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e Korçës,  ku i  tha studentëve të pranishëm në takim që një herë në vit duhet të bëjnë një vlerësim për pedagogët.

“Jam i bindur që në këtë sallë ka vajza dhe djem që prindërit e të cilëve janë  pa punë, mund të mos ia dalin dot. Por secili prej jush nuk ka gjetur arsyet për të mos shkuar në shkollë, për të mësuar dhe nuk zbatuam thjesht normën e tarifës 50 % nga shoqëria përmes uljes së taksave. Shoqëria u detyrohet më të mirëve, sikurse u detyrohet më të dobtëve. Në këto kushte secili prej jush duhet të bëjë më shumë se kaq jo vetëm të marrë 9 dhe 10.

Unë dua që Pakti të kthehet në një kontratë të matshme mes nesh dhe jush dhe të anëtarësoheni në këtë kontratë. Të veni emrin tuaj aty,  për ta ndjekur. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm tarifat, ku i keni marrë atë që ju takon e keni fituar gjysmën e tarifës.

Këtu nuk mund të përfshihen pedagogët. Çudia zgjat tre ditë. Të paguaj tarifën për ju është një shtrëngim por duhet të këmbehet me një arsim cilësor.

Këto janë fenomene që i kanë ngritur vetë studentët dhe kanë një tendencë për t’i shmangur. Është shumë interesante se janë mbledhur disa pedagogë që kërkojnë gjëra të mëdha, kërkojnë abrogimin e ligjit dhe thonë të ndalet denigrimi i pedagogëve. Kush po i denigron?

Zjarr Tv Ad