Rama u tërhoq nga rritja e çmimit të energjisë, Elezi: Janë deklarata pa vlerë juridike, vendimi i takon ERE! Qeveria duhet të aplikojë…

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i energjisë Eduard Elezi në një lidhje “Skype” për Faxnews ka folur në lidhje me tërheqjen e qeverisë nga rritja e çmimit të energjisë pas kalimit të fashës 800 kw. Sipas tij nuk ka një vendim por thjesht janë deklarata të Ramës, por që nuk kanë asnjë vlerë juridike.

Sipas tij është ERE që vendos për çmimin e energjisë. Më tej ai shtoi se nga rritja e çmimit nuk prekeshin vetëm 4 % sic shpreheshin përfaqësues të qeverisë por më shumë.

Eduard EleziKjo është një deklaratë dhe nuk ka tërheqje të vendimit, se vendimin e vendos ERE. Qeveria duhet të aplikoje të ERE për të anuluar vendimin, janë thjesht deklarata por nuk kanë asnjë vlere juridike.

Prekja e konsumatorit familjar është 100 %, preken të gjithë konsumatorët familjarë. Pjese e 800 kw nuk është 4 % sic flitet nga qeveria por është një pjesë e madhe e qytetarëve.

Do të kishte kosto të papërballueshme, kolaps të ekonomisë shqiptare.

Në lidhje me deklaratat e Ramës nuk zbatohen ligjet por qeverisin me deklarata. Edhe pse këto vendime janë të jashtëligjshme, duhet të dalin me vendimmmarje që është hequr kjo fashë. Duhet ti kërkojë ERE-së të shfuqizoje vendimin dhe pastaj te kemi një vendim te ERE.

Nuk ka lidhje Europa me Shqipërinë. Si në kohën e Enverit kur thoshin në Amerikë po vdesin për bukë.

Zjarr Tv Ad