Rama viziton Maternitetin e Ri të Lezhës: Aq i bukur sa më vjen keq që nuk lind dot vetë

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë vizituar pasditen e së enjtes maternitetin e ri të Lezhës.

“Një pritje dhjetravjeçare e njerëzve të krejt kësaj zone që mbaron me një maternitet evropian,” shkruan Rama në Facebook.

Ndërsa inspektonte punën e bërë në maternitet, Rama tha me shaka që dhomat kanë dal që bukur, sa i vjen keq që si burrë që është nuk mund të sjellë në jetë fëmijë. “Aq e bukur sa thua si ka mundësi që nuk mund të lind. Nuk na e dha Perëndia në atë privilegj. Është mbresëlënëse, ta gëzoni!”

Po ashtu, ndërsa fliste me drejtorin e spitalit, Rama tha se mund t’u rriten sërish rrogat bluzave të bardha me 40 për qind të tjera.

Zjarr Tv Ad