Reforma Dështoi/Spartak Ngjela: Yuri Kim ka deklaruar se SPAK-u është i trembur dhe i blerë.

0
134
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reforma Dështoi/Spartak Ngjela: Yuri Kim ka deklaruar se SPAK-u është i trembur dhe i blerë.

Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se ambasadorja Yuri Kim e ka deklaruar dhe më herët se SPAK-u është i trembur dhe i blerë.

Ai u shpreh se amerikanët e drejtuan reformën në drejtësi, por siç duket korrupsioni ka qenë shumë
i thellë.

Sipas tij SPAK-u ka “ëndërruar” se është i paprekshëm, por shërbimet e huaja e kanë ndjekur dhe ndaj kanë ardhur si pasojë deklaratat e ambasadores.

“Nuk e di [nga është blerë SPAK-u], ajo e tha ik pyeteni. Të blerë nga korrupsioni, se kush do t’i blejë, matrapazët e pazarit?! Pra, problemi është këtu që SPAK-u deri tani ka dështuar, ne kemi pasur shumë besim, ai ka dështuar. Se cila është arsyeja më mirë e dinë shërbimet e huaja,” – deklaroi Ngjela.

Në këndvështrimin e avokatit më të rrezikuarit për atë që mund të pritet pas këtyre deklaratave të ambasadores Kim, do të jenë prokurorët e SPAK-ut.

Zjarr Tv Ad