Reja le jashtë Mavraj, ndaj Islandës me shumë ndryshime në formacion

0
14

Ndryshime në formacion për atë që Edi Reja e ka cilësuar si ndeshjen më deçizive të Shqipërisë në fushatën eliminatore të Euro 2020. Trajneri i kombëtares doli në konferencën zyrtare për mediat përpara sfidës kundër Islandës, duke konfirmuar lënien jashtë ekipit titullar të kampitenit, Mërgim Mavraj….

Islanda dhe skema
“Ta sqarojmë këtë aspekt. Skema 3-5-2 nuk është vetëm mbrojtës, ne mundohemi të mbrojmë duke sulmuar duke mbajtur kundërshtarin larg portës. Unë që kur kam ardhur i kam stërvitur ;unat në këtë lloji moduli. Në Islandëe djemtë humbën 4 raste, ndaj Moldavisë bëmë mirë dhe fituam. Skuadra më pëlqen të mbrohet duke sulmuar. Me 3-5-2 kemi mundësinë te kemi dy sulmuesë qëndrorë, dy mesfushor qëndorë e dy që sulmojnë nga krahët. Pra, më shumë se sa sitemi në veteve, janë lojtarë që e interpretojnë atë. Me Francën kam kërkuar që të bëjnë presing lart. Raporti sulm, mbrojtje nuk ishte ai që duhej. Hysaj dhe Roshi avancoi pak më shumë duke bërë disa inkursione në krah. Për mua kjo skemë nuk është defesnive. Hysaj me Moldavinë doli në sulm dhe u bë mjaft i rrezikshëm”.
Ndeshja me Islandën finale apo presion?
“Kjo do të jetë ndeshja jonë më deccizive, kjo do të tregojë nëse do të vazhdojmë ëndrrën tonë europiane. Normalisht në rast se nuk fitojmë kjo gjë do na heqë shumë mundësi për t’u kualifikaur. Kemi tre ndeshje në shtëpi, duhet të shfrytëzojmë faktorin fushë, do të na japë një shtysë shumë të fortë për kualifikimin. Kalendari na favorizon për të bërë më të mirën. Do të kërkojmë të bëjmë më të mirën jashjtë fushë. Nesër do të japim 200% për të marrë fitoren”.

Ndryshimet në formacion
“Formacioni 3-5-2 që kemi në do më bëjë të ndryshojë disa lojatër. Dermaku do të jetë titullar në vend të Mavrajt. Do mundohemi që të jemi më ofesnivë. Sot dhe nesër do të bëjëm vlerësimin për formcaion përfundmitar. Kush rikuperon më shumë dhe kush më pak do të duket në stërvitje dhe do të vendosim”.
Roshi
“Është shumë i mirë në sulm, ndërsa në mbrojtjë ka mungesë vëmendje. Ndeshjen e radhës i kërkoj më shumë vëmendje. Në ndeshjen me Moldavinë ai u fut dhe ndryshoj ndeshjen, kur është i përqëndruar”.

 

Mavraj
“Është një zgjedhje teknike, do të bëjë një vlerësim të të gjithë grupit. Përsa i përket Mërgimit është shumë i zoti në ajër, garanton një mbulim të mirë në goditje këndi. Në e vlërsojmë Islandën në bazë të ndeshjes së parë, ku nuk e toleruam. Duhet të bjëmë një vlerësim të grupit, për të kluajtur më të mirët dhe ata që janë në formë. Normalisht është pozotive për në që ata që të jenë në fushë të jenë 100% të motivuar”.