Rrëfehet autori i masakrës së El Pasos, udhëtoi mbi 1 mijë km për të kryer sulmin

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autori i masakrës së El Pasos në një qendër tregtare fundjavën e kaluar, ku u vranë 22 persona, ka rrëfyer se objektivi i tij ishin shtetasit meksikanë.

Sipas një procesverbali të policisë vendase të publikuar në mediet amerikane, 21-vjeçari Petrik Krusius e kishte ndërmarrë sulmin për shkak të racizmit për latinët.

Urrejtjen për ata që ai i quante pushtues të Amerikës e kishte shprehur edhe në një manifest të hedhur në internet përpara sulmit.

I dyshuari mësohet se ditën e ngjarjes kishte udhëtuar rreth 1 mijë kilometra nga qyteti i Dallasit drejt qytetit kufitar të El Pasos në shtetin e Teksasit.

Me vetë ai kishte një armë gjysmautomatike tip Kallashnikov dhe shumë krehëra rezervë.

Pas sulmit ai u arrestua nga policia kur po largohej me makinë, dhe akuzat e rënda mund ta dënojnë me vdekje.

Pasi vizitoi viktimat dy ditë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, tha të premten se do të punojë seriozisht për të propozuar masa për kontrollin e armëve të zjarrit.

“Nuk duam që armët të përfundojnë në duart e njerëzve të çmendur, të sëmurë mendërisht, të këqinj dhe të rrezikshëm. Do të kërkojmë verifikimin inteligjent të historikut të çdo zotëruesi armësh,” deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar se këto ide do t’ia shpaloste edhe organizatës së fuqishme që mbron të drejtat e armëmbajtësve.

Zjarr Tv Ad