Rrëmbyesi i 13-vjeçares: Nuk abuzova me vajzën, e lashë të ikte kur mësova moshën

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas arrestimit të 25-vjeçarit në Tiranë, Islam Xhaferi, i cili dyshohet se ka abuzuar me një minorene është zbardhur edhe dëshmia e tij dhënë për hetuesit e ngjarjes.
ai ka mohuar në formë kategorike që të këtë kryer marrëdhënie seksuale me nxënësen, por ka shtuar se i pëlqente si fizik dhe ndaj e kishte ftuar në makinë. I arrestuari shprehet gjithashtu se vajza e mitur ka shkuar me dëshirën e saj, ndërsa kur ai ka mësuar moshën i ka kërkuar të largohet.
“Me vajzën nuk kam abuzuar seksualisht. Me pëlqente si fizik dhe e ftova në makine. Erdhi me dëshirën e saj. Kur shkuam në hotel e pyeta për moshën dhe kur e mësova se ishte e mitur i thashë të largohej.”-,mësohet të ketë thënë ai.

Zjarr Tv Ad