Rrënqeth futbollisti ukrainas: Dua të shkoj në luftë edhe pse s’di të përdor armën, atje është nëna ime

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Futbollisti ukrainas i cili luan për klubin spanjoll, Sporting Gijon, Vasyl Kravets, ka bërë komente të pabesueshme në lidhje me pushtimin e vendit të tij, Ukrainës, nga agresioni rus.

Mbrojtësi i majtë ka deklaruar se dëshiron të shkojë për të luftuar për vendin e tij, ndonëse e pranon që nuk di t’i përdorë armët.

Ata po vrasin njerëz, civilë, po sulmojnë edhe në spitale dhe për të gjitha është faji i presidentit rus, Vladimir Putin. Nuk dua të them se është faji i Rusisë, por është faji i Putinit,  ka deklaruar ai. Ne jemi një vend e popull që duam të jetojmë në paqe. Ne nuk duam të sulmojmë askënd. Ne duam të jetojmë mirë dhe të qetë, shtoi ai.

Sinqerisht dua të shkoj në luftë dhe të ndihmoj njerëzit e mi. Por nuk mund të ndihmoj sepse nuk di të gjuaj me armë, e as ta mbush armën. Por me zemër unë dua ta ndihmojë vendin tim. Nëse do të mund të shkoja, do të shkoja ta mbrojë territorin tim”, tha Vasyl Kravets

Familja e Kravets gjendet në Ukrainë. “Nuk mund të bëj gjumë. Më thërret nëna ime, dëgjon të shtëna. Jam duke luajtur futboll, por mendjen e kam te vendi im, te familja ime. Gruaja ime qan 10 herë në ditë. Ata janë mirë, por janë të frikësuar se mund të vdesin”, tha ndër të tjera Vasyl Kravets.

Zjarr Tv Ad