Rrihet komisioneri i opozitës në Fushë Krujë, pezullohet votimi! Raportohen përplasje edhe në Durrës

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ilir Hyka, komisioner i opozitës në një qendër votimi në Fushë Krujë, është rrahur dhe nxjerr me dhunë nga qendra e votimit. Mësohet se momentalisht procesi i votimit atje është pezulluar, për shkak të këtij incidenti që ka ndodhur.

“Rreth orës 10:10, Komisioni i Qendrës së Votimit 1302-1, KZAZ Nr. 20, Fushë Krujë, me vendimin numër 1, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, pasi në këtë qendër votimi një shtetas (votues) ishte konfliktuar me një anëtar të Komisionit.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pasi kanë marrë njoftim, kanë shkuar në Qendrën e Votimit 1302-1, ku ka rezultuar se shtetasi E. K., i cili kishte shkuar për të votuar në këtë Qendër, kishte debatuar me një anëtar të Komisionit të Qendrës së Votimit, shtetasin I. H., dhe më pas e kishte goditur atë me grusht, për radhën e votimit.

Shtetasi E. K. është shpallur në kërkim dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e tij. Po me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit, pas normalizimit të situatës, punonjësit e Policisë janë larguar nga Qendra e Votimit”, njofton Policia e Krujës.

Ndërkohë raportohen dhe përplasje edhe në Durrës. Një incident është shënuar në një qendër votimi në Spitallë të Durrësit, ku mbështetësi e koalicionit “Bashkë Fitojmë” janë përplasur me ata të Partisë Socialiste.

Bëhet me dije se ngjarja është shënuar në qendrën e votimit në shkollën “Naim Babameto”, opozita pretendon se PS po ushtron presion mbi votuesit.

Zjarr Tv Ad