Rritje pensioni për 23 mijë persona, kush do të marrë shtesën deri në 20%

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më shumë se 23.400 persona që kanë punuar apo punojnë ende në miniera, industrinë e naftës, gazit dhe në metalurgji do të kenë mundësi të përfitojnë pension suplementar, përveç masës së përfitimit që marrin nga pensioni i pleqërisë. Ligji më i fundit i miratuar në parlament, u jep mundësi këtyre kategorive që kanë kryer apo kryejnë ende punë të vështira në këto tre sektorë të veçantë të ekonomisë për të pasur një trajtim financiar më të mirë se ai që kanë pasur deri më tani.

Kështu, përveç pensionit të pleqërisë, masa e pensionit suplementar që do të marrin sipas këtij drafti varion nga 0.6 deri në 1 për qind shtesë për çdo vit pune në profesion të siguruar. Fondi që do të vihet në dispozicion për një vit arrin në 1. 4 miliardë lekë

Kategoritë përfituese

Përfitues të trajtimit të veçantë sipas këtij ligji do të jenë të gjithë personat që kanë dalë në pension në bazë të ligjit të vitit 1966, atij të vitit 1993 dhe pensionistët që kanë përfituar sipas ligjit të vitit 2014 dhe të gjithë personat që kanë kryer procese pune në miniera në nëntokë, në industrinë e naftës e të gazit dhe personeli inxhiniero-teknik, që ka punuar në ndërmarrjet e sistemit të naftës, si shpim-kërkim, shpim-shfrytëzim, prodhimit, sizmikës, gjeofizikës kantieriale, përpunimit dhe transportit me naftësjellës dhe gazsjellës, si dhe punonjësit që kanë punuar në metalurgji.

Zjarr Tv Ad