Rudina Hajdari kundër opozitës: Jo financim të partive nga shteti

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari, shprehet kundër propozimit të opozitës së bashkuar për të financuar 100% nga paratë e buxhetit të shtetit partitë politike dhe fushatat zgjedhore.

Duke folur për gazetarët pas tryezës teknike të organizuar nga OSBE për reformën zgjedhore, Hajdari thotë se kjo do të ishte një barrë e madhe për buxhetin e shtetit.

“Nuk jam dakord, nuk është i drejtë financimi 100% nga fondet e buxhetit të shtetit i partive politike” tha ajo.

Më herët Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, deklaroi se ekspertët ndërkombëtarë nuk e kundërshtuan këtë propozim.

Kaso: Ekspertët ndërkombëtarë kanë ilustruar këndvështrimet e tyre lidhur me pikat e dobëta për financimin e partive. Nuk ka pasur asnjë mbyllje të tyre ndaj propozimit tonë për financim 100% nga shteti dhe kriminalizimin e fondeve private.

Zjarr Tv Ad