Sabjen Lilaj largohet nga Gabala, firmos në Izrael

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sabien Lilaj ndryshon skuadër pas një sezoni në kampionatin azer me Gabalën. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka nënshkruar me klubin izraelit Sektzia Nes Tziona, duke shpërfilluar në këtë mënyrë ofertat nga kampionati shqiptar.

Klubi i Nes Tziona në sezonin 2019-2020 do të marr pjesë në elitën e futbollit izraelit, pasi e mbylli kampionatin në vendin e dytë. për t’u përfaqësuar denjësisht në këtë ligë, drjetuesit po përforcohen në cdo repart dhe Lilaj është një ndër emrat që ka bindur klubin për të nënshkruar.

Pas 6 orësh negociata, klubi i FC Sektzia Ness Tziona njofton se ka arritur marrëveshjen midis drejtorit të klubit Ronen Zyygrmn dhe mesfushorit Sabjen Lilaj. Futbollisti ka luajtur 17 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, prej të cilave dhe një takim kundër Izraelit në Ligën e Kombeve. Gjithashtu ka fituar dhe 9 tituj, ndërsa është shpallur dy herë lojtari më i ri në Shqipëri (në sezonin 2015-2018)”, thuhet në komunikatën e klubit izraelit.

Ish-mesfushori i Skënderbeut, që në Shqipëri ka fituar gjithçka në karrierë ka luajtur edhe dy herë në fazën e grupeve të Europa League me fanellën e bardhekuqve.

Për mesfushorin kishte oferta nga disa klube, kryesisht Kukësi dhe Partizani nga kampionati shqiptar, por Lilaj vendosi të luajë sërish jashtë vendit. Në sezonin e fundit 30-vjeçari ishte pjesë e Gabalës, ku grumbulloi 29 ndeshje dhe një gol në të gjitha kompeticionet.

 

Zjarr Tv Ad