Salianji: ‘Datën e zgjedhjeve e vendos populli jo pushteti’

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, nga protesta e opozitës në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit;, tha se datën e zgjedhjeve do ta vendosë populli dhe jo pushteti, duke treguar edhe njëherë qëndrimin e palëkundur të Opozitës për të mos lejuar votime njëpartiake më 30 qershor.

‘Në pikëpamje përfaqësuese nuk ka zgjedhje, Data e zgjedhjeve do të jetë kur ta vendosë populli, jo kur ta vendosë pushteti”

Salianji tha më tej se Rama është në presionin e qytetarëve sepse është një kryeministër që ka ardhur nëpërmjet krimit dhe jo votës.

Salianji ka rrëfyer po ashtu se protesta do të ketë të gjithë itinerarin e duhur për të treguar masivitetin e kësaj proteste kombëtare.

 

Zjarr Tv Ad