Senati voton kundër Trump për murit me Meksikën

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

12 senatorë republikanë janë bashkuar me rivalët e tyre demokratë për ta kundërshtuar planin e presidencës amerikane për murin kufitar me Meksikën. Rezoluta e propozuar nga opozita demokrate, dhe e kaluar fillimisht nga Dhoma e Përfaqësuesve, mori të enjten 59 vota në favor kundrejt 41 kundër. Republikanët që votuan kundër presidentit u shprehën se shpallja e gjendjes së emergjencës për qëllime investimi, siç ndodhi muajin e kaluar, do të shërbente si precedent për krerët e ardhshëm të shtetit për të avancuar axhendën e tyre politike pa konsensusin e Kongresit. Disa momente më vonë, vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi se do ta kthejë pas rezolutën kur t’i paraqitet për nënshkrim.

Trump“Pres me padurim që të përdor veton ndaj rezolutës së frymëzuar nga demokratët, e cila i hap dyert krimit, trafikimit të drogave dhe të njerëzve në vend. Falëndëroj të gjithë republikanët që e mbështetën sigurinë e kufijve dhe murin tonë të domosdoshëm!”

Plani i shpallur nga Trump më 15 shkurt parashikon shfrytëzimin e buxhetit të destinuar për ushtrinë dhe dikastere të tjera qeveritare për të ndërtuar një barrierë kufitare me Meksikën rreth 3,200 kilometra të gjatë.

Shtëpia e Bardhë ka argumentuar se situata në kufirin me fqinjin jugor, kriza e emigrantëve të paligjshëm dhe trafikimi i drogave në vend e justifikon murin, por demokratët e kanë cilësuar këtë lëvizje antikushtetuese dhe e kanë quajtur krizën një trillim të presidentit.

 

Zjarr Tv Ad