Serba kërkon seancë të jashtëzakonshme për Kosovën

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesi i lëvizjes ‘Dveri’ Bosko Obradovic, ka kërkuar sot që Kuvendi i Serbisë të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për sa i përket zgjidhjes së problemit me Kosovën. Në hollin e Kuvendit, Obradovic u kishte thënë gazetarëve se ai nuk ka parë ende asnjë platformë, në bazën e së cilës presidenti i Serbisë mund të vazhdojë negociatat me Kosovën në Bruksel, shkruan tanjug. Dialogu i Brukselit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ka muaj që ka stagnuar. Serbia nuk rikthehet në dialog pa iu plotësuar kushti për heqjen e taksës, në anën tjetër Prishtina është e gatshme që të rikthehet në dialog, por kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, është i vendosur që taksa të mos hiqet derisa Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Në anën tjetër është formuar edhe një ekip i unitetit, i përfaqësuar nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, për bisedimet me Serbinë, të cilët kanë hartuar një platformë për këto bisedime. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje e kundërshtojnë ekipin së bashku me platformën, pasi sipas tyre Qeveria Haradinaj dhe ekipi i krijuar nuk kanë legjitimitet.

Zjarr Tv Ad