Serie A ngre siparin, dilemat e Juventus përpara sezonit të ri

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Misioni i Juventus për të vazhduar dominimin në futbollin italian nis të shtunën me sfidën e parë të sezonit të ri që do të luajë në transfertën e Parmës. Në pritje që skuadra të zbresë në fushën e lojës, drejtuiesit e “Zonjës së Vjetër” duhet të zgjidhin çështjet e fundit që lidhen me merkaton e verës. Rebusi më I vështirë ka të bëjë me të ardhmen e Paulo Dybala.

Sulmuesi argjentinas kërkon të qëndrojë me skuadrën bardhezi dhe këtë e ka konfirmuar me impenjimin e tij gjatë miqësoreve të verës. Por drejtuesit juventinë mendojnë ndryshe dhe pas shpenzimeve në merkato kërkojnë të mbushin arkën e klubit. Po ashtu, reparti ofensiv bardhezi është i mbipopulluar, pasi Maurizio Sarri preferoi të mbështetet edhe një herë te Gonzalo Higuain.

 

Ashtu si sulmi, edhe mbrojtja do të jetë një nga pikat më të forta të Juventusit. Blerja e De Ligt ka blinduar repartin difensiv, megjithëse holandezi ende duhet të përshtatet me ekipin e ri. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për mesfushën. Mbit ë gjithë Miralem Pjanic ka treguar se e ka të vështirë të përshtatet me skemat e Sarrit dhe jo më kot më i vlerësuari në testet e verës ishte Sami Khedira.

Me këto çështje që kërkojnë zgjidhje, starti I sezonit të ri në Serie A vëshirësohet më shumë për kampionët në fuqi, që në dy ndeshjet e para kundër Parmës dhe Napolit do të bëjnë pa trajnerin Maurizio Sarri, I cili vuan nga polmoniti. Me anë të një njoftimi për mediat, klubi bardhezi konfirmoi se skuadra do të drejtohet në këto dy ndeshje nga zëvendëstrajneri Giovanni Martusciello.

Zjarr Tv Ad