SHBA-ja dhe Kina, konkurrencë mbi vaksinat dhe bashkëpunimi me aleatët e tyre evropianë

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtetet e Bashkuara kanë në plan të “riparojnë” e “gjallërojnë” bashkëpunimin me aleatët e tyre evropianë ndërsa Uashingtoni dhe Pekini po shihen si konkurrentë në Evropë lidhur me mbështetjen për sigurimin e vaksinave si dhe rimëkëmbjen post-pandemisë. Presidenti Joe Biden pritet të flasë të premten virtualisht në Konferencën e Mynihut për Sigurinë.
Të enjten, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të bisedojë virtualisht me homologët e tij francezë, gjermaninë dhe nga Mbretëria e Bashkuar (i ashtuquajtura E3), rreth asaj që zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price i quajti “sfida të përbashkëta globale”.
Zoti Blinken do të marrë pjesë gjithashtu në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian në 22 shkurt me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell. Fjalimi i Presidentit Biden të premten vjen pas një zotimi nga ana e Presidentit kinez Xi Jinping për të rritur në vitet e ardhshme importet nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) drejt tregut kinez.
Javën e kaluar, zoti Xi kryesoi një takim virtual të nivelit të lartë, me udhëheqës e zyrtarë nga i ashtuquajturi blloku “17 + 1”, duke i vënë syrin hyrjes në tregun evropian të vaksinave kundër COVID-1-s ndërsa pohonte ndikimin e Kinës në rajon.

Grupi 17 + 1 u krijua në 2012 ndërsa Kina kërkonte bashkëpunim me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Dymbëdhjetë prej tyre janë anëtarë të Bashkimit Evropian.
“Kina është e gatshme të shqyrtojë në mënyrë aktive nevojat për vaksina nga ana e vendeve të EQL-së” tha zoti Xi, duke përmendur Serbinë dhe Hungarinë si dy vende që kanë filluar tashmë të kryejnë programe vaksinimi në mbarë vendin me vaksina kineze.
“Administrata Biden-Harris është e përkushtuar për thellimin e dialogut dhe bashkëpunimit me aleatët dhe partnerët tanë mbi Kinën, duke filluar me Evropën”, i tha Zërit të Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
“Ne i njohim partnerët tanë evropianë, interesat dhe marrëdhëniet e tyre dhe nuk po i detyrojmë ata të zgjedhin mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Sidoqoftë, ne mbetemi të shqetësuar pasi Kina i ka përdorur shpesh organizatat shumëpalëshe si një mjet për të avancuar interesat e saj ekonomikë, kombëtarë, ato të lidhura me sigurinë dhe politikën e jashtme në kurriz të paqes dhe prosperitetit të vendeve të tjera, respektimit të të drejtave të njeriut dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, tha zëdhënësi.

Zjarr Tv Ad