Shembja e Teatrit Kombëtar, Aleanca dhe opozita sërish në shesh

0
133
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të zhvillojë sot në orën 17:30, me mbështetjen edhe të opozitë së bashkuar, protestën e dytë që pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Njësoj si të hënën, protesta do të zhvillohet përpara Ministrisë së Brendshme.

Mësohet se në protestë do të mbajnë fjalime artistët dhe jo politikanët. Nga ana tjetër në gërmadhat e ish-teatrit vijon puna për largimin e inerteve dhe pastrimin e zonës.  Nis firmosja e peticionit për rindërtimin e Teatrit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarë të shumtë kanë nisur firmosjen e peticionit për rindërtimin e Teatrit Kombëtar ashtu siç ishte dhe në vendin ku ishte.

 Një mijë forca policie në gatishmëri

Do të jenë rreth 1 mijë forca policie që do të monitorojnë protestën e Aleancës dhe opozitës.  Në gatishmëri do të jenë  edhe FNSH, të gatshëm për çdo situatë të mundshme. Policia po ashtu ka zhvilluar kontrolle në akset kryesore që lidhin qytetet e tjera me Tiranën.

Zjarr Tv Ad