Shiriti i kapitenit? Edi Reja ul me këmbë në tokë Hysajn: Nuk do të jetë deri sa …

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja doli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme kundër Moldavisë. Përballë gazetarëve, 73 vjeçari komentoi edhe humbjen 1-0 ndaj Islandës.

“Vendet ishin të duhurat. Mesfusha ishte e duhura. Na mungoi finalizimi. Ata mbërriten vetëm një herë në portë dhe na ndëshkuan.  Kemi edhe 24 orë që duhet të shikojmë. Mesfusha besoj se duhet të ndryshohet më shumë, pasi është lodhur më shumë. Kam 3-4 futbollistë që mund të nisin. Më përpara duhet të flas me lojtarët dhe më pas me shtypin. Ndaj Islandës pamë anën e djathtë që ishte shumë e mirë. Ndryshime do të ketë. Mund të jetë Uzuni dhe një sulmues përpara. Pjesa mbrapa ka bërë mirë. 2-3 ndryshime nesër do të ndodhin. Nuk ka skuadra të lehta. Duhet të bëjnë lojë të bukur ashtu siç ndaj Islandës. Do i kërkoj skuadrës që të jetë e fokusuar, pasi në fushë ndodh ajo që duhet. Nuk i vlerësojmë kundërshtarët në letër, por në fushë.”

“Në Islandë ne luajtëm, mbizotëruam lojën. Ata kishin një rast dhe shënuan. Duhet të kthehemi te nivelet e mëparshme, por duke punuar shumë. Unë gjykoj se çfarë mund të bëj në shtëpinë time. Nuk e kam mendjen te Franca dhe Turqia. Kërkoj që tifozët të vijnë e të na mbështesin, jo për mua, por për skuadrën. Mavraj është kapiteni i kombëtares shqiptare. Është një zgjedhje definitive. Sa herë të mos jetë ai, është Hysaj ai që do të mbaj shiritin e kapitenit.”-deklaroi Reja.

 

Zjarr Tv Ad