Shkarkohet Maurizio Sarri, eliminimi nga Champions League i kushton shtrenjtë

0
17

Maurizio Sarri nuk do të jetë më trajneri i Juves. Vendimi i klubit është i formës së prerë, një shkarkim që vjen më pak se 24 orë pas eliminimit nga Champions League.

Presidenti Agnelli kërkoi pak më shumë kohë për të vendosur për fatin e Sarrit por më sa duket ky vendim është marrë kohë më parë, thjeshtë eliminimi përballë Lion përshpejtoj kohën. Tashmë presidenti i Juves duhet të zgjedh se kush do të jetë pasuesi i tij.

Ëndrra e tifozëve dhe stafit, dëshira e parë është Zinedine Zidane, i afruar edhe herë të tjera me stolin e Juvues. Francezi përfaqëson dëshirën më të madhe por njëkohësisht edhe objektivin më të vështirë. Emri i dytë dhe emri më surprizë është Simone Inzaghi. Tekniku aktual i Lazios pëlqehet shumë nga Agnelli e kërkoi edhe përpara se Sarri të zbarkonte në Torino. Inzaghi do ta pranonte me kënaqësi një ftesë të tillë por është ende nën kontratë me Lazion.

Nuk përjashtohen as dy rikthime të bujshme, Max Allegri dhe Antonio Conte. I pari do ta kishte të vështire të rikthehej në Torino pas një viti pushim ndërsa Conte përtej deklaratave të fundit nuk do të hezitonte aspak të rikthehej në shtëpinë ku u bë i famshëm. Pengesa e vetme e këtij rikthimi është vetë presidenti Agnelli i cili nuk e priti mirë kalimin e tij tek Inter. Emra të tjerë në listën e dëshirave janë edhe Spalletti apo Pochettino.