Shkarkohet nga detyra kryetari i Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kryetarin e Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi.

Arben Zefi u përball të martën me akuzat e fshehjes së pasurisë dhe përfshirjes në korrupsion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese ishte e përbërë nga kryesuesja Firdes Shuli, Roland Ilia relator dhe Etleda Çiftja, anëtarë që e njohën Zefin me rezultatet e hetimit administrativ që ndonëse kishte nisur për të tre kriteret u mbyll vetëm me dy prej tyre.

Gjyqtari Arben Zefi, gjatë seancës që zgjati më shumë se dy orë kundërshtoi gjetjet e Komisionit. Në këtë seancë ai u përfaqësua nga avokati Ardian Visha.

Zjarr Tv Ad