Shkëlzen Berisha i përgjigjet Ramës: E hëngre me “nder”, sepse …

0
588
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas akuzave ndaj tij në lidhje me kullën 58 katëshe që po ndërtohej në qendër të Tiranës, Shkëlzen Berisha sfidoi kryeministrin Edi Rama duke i bërë thirrje që të revokojë lejën, ose “ta hajë me nder”. Kreu i qeverisë, jo vetëm që nuk e revokoi lejën, por e mbrojti ndërtimin e kullës, madje akuzat ndaj opozitës se qëndro pas asaj kulle i quajti konspiracione.

Pas reagimit të Ramës, ka ardhur një reagim dhe nga Shkëlzen Berisha, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se kryeministri, ashtu siç pritej, vendosi ta “hajë me nder”, pasi sipas tij, 20%-shi i radhës vlen me shumë se përbaltja e kundërshtarit, duke nënkuptuar ryshfete për kryeministrin nga pronarët e kullës që po ndërtohet.

Postimi i plotë:

Sepse 20%-shi vlen me shume se balta!

Ashtu sic dhe pritej vendosi ta haje me “nder” njelloj sic ka ngrene me qindra pazare te tjera 20%-she ndersa betonizonte Tiranen, gjate gjithe karrieres se tij 30 vjecare, per te “miren” e vendit dhe te popullit! Kjo per faktin e thjeshte se, 20%-shi i radhes vlen me shume se perbaltja e kundershtarit! Por ne kete rast nuk e hengri krejt vetem por la dhe per derdimenet e tij mediatike qe vazhdojne llomotitjet se fajin per skandalet qe firmos Rama e ka …. Shkelzeni!

Zjarr Tv Ad