Shkodër, procedohen penalisht 67 abonentë për vjedhje të energjisë

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

OSHEE ka nisur kontrollet për vjedhje të energjisë elektrike në Shkodrës. Pas realizimit të 1000 procedurave të verifikimit u proceduan penalisht 67 abonentë për vjedhje të energjisë. OSHEE ka konstatuar 18 raste linjash furnizimi jashtë matjes, 35 raste rilidhjesh të paligjshme, 7 raste furnizimi pa kontratë dhe 3 ndërhyrje në sistemin e matjes.

“Departamentit të Kontrollit dhe të Humbjeve (njësi e specializuar Task Forcë), gjatë kontrolleve dy javore gjeti 18 raste linjash furnizimi jashtë matjes, 35 raste rilidhjesh të paligjshme, 7 raste furnizimi pa kontratë dhe 3 ndërhyrje në sistemin e matjes. Në vijim të këtyre rasteve të konstatuara, OSHEE depozitoi procedim në organet e drejtësisë për 63 konsumatorë (biznese dhe familjarë),”-raporton OSSHE.

OSHEE njofton se do vijojë kontrollet në të gjithë territorin për të garantuar zbatimin e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.

 

Zjarr Tv Ad