Shkoi me vonesë në Kavajë, Berisha: Rama me skuthin e tij më bllokoi rrugën, i them hiq dorë ose do të ngujohesh në Surel

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Foltorja” e Sali Berishës ditën e sotme në Kavajë nuk filloi në orarin e paracaktuar më herët. Ish-kryeministri mbërriti në Kavajë afro 40 minuta me vonesë pasi sipas tij me urdhër të kryeministrit Rama i kishin bllokuar rrugën.

Nga “Foltorja” e Kavajës, Berisha i bër thirrje kryeministrit që të heqë dorë nga këto akte të ulta, ose në të kundërt do të detyrohet të ngujohet në shtëpinë e tij në Surrel dhe nuk do të mundet të shkojë dot as në zyrë.

“ Kam ardhur me vonesë sepse Edi Rama me skuthin e tij të familjes zjgodhi të më bllokojë rrugën për të më vonuar. Për të më vonuar ardhjen këtu, por unë nga kjo platofrmë dhe para jush do ti them hiq dorë nga këto akte të ulta se në mënyrë apsolute do të ngujohesh në Surrel dhe nuk do të zbresësh në zyrën tënde derisa të vendosim ne”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad