Shkon në KQZ nisma ligjore për miratimin e minimumit jetik, duhen 20 mijë firma

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistë të Organizatës Politike iu drejtuan dje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të marrë miratimin për mbledhjen e 20 mijë nënshkrimeve, me qëllim nisjen e procesit ligjior për miratimin e minimumit jetik.

Në momentin që neve marrim formularin tip kemi të drejtën të hidhemi në terren dhe të mbledhim minimumi 20 mijë nënshkrime që më pas do të mundësojnë dorëzimin e projektligjit bashkë me relacionin juridik dhe ekonomik në Kuvend”, u shpreh për Citizens Channel akvitisja e Organizatës Politike, Vitori Çipi.

Aktivistët theksojnë se është rritur numri i qytetarëve që jetojnë në kufirin e varfërisë, ndërsa shteti nuk ka ndihmuar për këtë situatë. Për këtë arsye aktivistët i janë drejtuar  Kuvendit.

Përpara krizës, 10% e qytetarëve shqiptarë ishin poshtë kufirit të varfërisë absolute. 33% konsideroheshin relativisht të varfër. Kriza ekonomike dhe rritja e çmimeve po e bëjnë jetesën të papërballueshme për shumicën dërrmuese të qytetarëve”, u shpreh aktivistja Mirela Ruko.

Nga minimumi jetik përfitojnë shtresat në nevojë si pensionistët dhe invalidët, por miratimi i tij ndikon edhe në rritjen e pagës minimale.

Minimumi jetik është një e drejtë të cilën e gëzojnë shumica e popujve dhe e vendeve në Europë dhe është një e drejtë e vonuar dhe e nëpërkëmbur për qindra mijëra shqiptar të varfër, të cilët sot sipas raporteve ndërkombëtare më shumë se 50% e tyre rrezikojnë të bien në varfëri”, tha për Citizens Channel aktivisti Klodi Leka.

Sipas raportit të fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga pamjaftueshëmria ushqimore. Ndërsa sipas Eurostat, 74.7% e popullsisë së Shqipërisë që është në moshë pune rrezikon varfërinë.

21.6 për qind e popullsisë në 27 vendet e anëtarë të BE-së jetojnë në kufirin e varfërisë, ndërsa Shqipëria numëron dyfishin e mesatares së BE-së. 43.4%t e popullsisë shqiptare rrezikon varfërinë, tregojnë të dhënat e Eurostat pëe 2020. Sakaq raportet e rendisin Shqipërinë ndër vendet më të varfra në rajon.

Sipas një studimi të Avokatit të Popullit në 2020, minimum jetik duhet të jetë 18 000 lekë në muaj.  Por aktivistët shprehen se me rritjen e inflacionit kjo shifër duhet llogaritur sërish. Sipas INSTAT, inflacioni në muajin gusht ishte 8,0%, duke shënuar kështu rekordin më të lartë në 20 vitet e fundit.

Sipas aktivistëve të Organizatës Politike, të gjitha të këto të dhëna jane një shtysë për të dërguar përpara nismën ligjore të miratimit të minimumit jetik.

Kjo shifër prej 180 mijë lekesh mbetet për t’u parë sepse për gjatë dy viteve të fundit inflacioni, kostot e jetësës çmimet e shportës, qerave, transportit, janë rritur në mënyrë të papërballueshme për qytetartët”, u shpreh Leka.

Aktualisht një pensionist në Shqipëri përfiton mesatarisht 8.000 lekë në muaj,  ndërsa maksimumi i ndihmës ekonomike që mund  të përfitojë një familje e varfër është 10.000 lekë.

Zjarr Tv Ad