Shkrimi që tronditi në 2016-ën politikën e median, sot çdo fjali e tij e vërtetuar katërçipërisht: “Reforma në drejtësi si kalë troje i Sorosit

0
427
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkrimi me titull “Reforma në drejtësi si kalë troje i Sorosit” i datës 26 qershor te vitit 2016 ne gazeten “Standard” hasi në atë kohë shumë debate e diskutime, madje edhe kritika, pasi sipas “argumentuesve” ne media e politike, një reformë kaq e rëndësishme e vendit nuk mund të kishte ndërfutje të rrjeteve të miliarderit filantrop 86-vjeçar. Megjithëse pranoheshin disa lidhje të eskpertëve me fondacionin e Soros, teza asaj kohe e “standard” u duk e tepruar. Pati politikane qe e rrezuan si konspiracion e t tjera media qe e quajten utopi perfshirjen e Sorosit ne nje reforme te tillë.

Por vetem 7 muaj me vone, pasi reforma ishte miratuar, në datë 25 janar të vitit 2017, vetë kreu i Fonadacionit Soros në Tiranë Andi Dobrushi tha me zë e figurë se,: “Ka dokumente të mjaftueshme që dëshmojnë përfshirjen e Fondacionit dhe jemi shumë krenarë që kemi qenë të përfshirë. Kemi mbështetur financiarisht, bashkë me Ambasadën amerikane dhe projektin e delegacionit të Bashkimit Europian, të gjithë procesin”, tha Andi Dobrushi, drejtor ekzekutiv  i Fondacionit.

 

Ndersa muajt e vitet kaluan, shkrimi mbeti aty dhe faktet e thëna ne të sot jane lehtësht të verifikueshme. Çdo prognoze e ketij shkrimi sot eshte bere realitet. Per me shume fotjme lexuesit tane ta lexojne edhe nje here shkrimin, qe theksojme ishte i pari ne boten e medias qe foli deri ne ate moment per nderhyrjen e Soros ne reformen ne drejtesi.

 

SHKRIMI I PLOTE

Reforma në drejtësi si kalë troje i Sorosit

Cila është e shkuara e atyre që u cilësuan “ekspertë të nivelit të lartë”, sa të lidhur janë ata me fondacionet e Soros. Cfarë fshihet pas Vettingu-t?Pse me ndryshimet kushtetuese të draftit vendi humb sovranitetin ?

Ka një pretendim jo të pambështetur që një vëllazëri Soros-iste ka ndërtuar të gjithë skemën e kapjes së shtetit( kapja e pushtetit gjyqësor në fakt është kapja e shtetit). Janë disa prova të pa goditshme që e çimentojnë këtë pretendim.

 

Më shumë se sa rastësi

Edi Rama dhe vëllai i tij Olsi kanë qenë punonjës të fondacionit Soros në Tiranë. Edi Rama është një reklamues i hershëm i gorge Sorosit në hapësirën shqiptare dhe më gjerë.

Edhe vizita e tij në Shtëpinë e Bardhë u “kondicionua” me deklaratën e njohur “anti Trump” pikërisht nga sponsori i njohur i fushatës së John Kerry dhe sot i Hillayr Clinton, George Soros. Edi Ramës i duhej një grup i besuar për të ndërtuar skemën që do të dukej si reforme e thellë mbi gjyqësorin dhe prokurorinë, por në fakt do të ishte një rrëmbim brutal i këtij shërbimi publik për ta përdorur politikisht. Natyra thellësisht egoiste e Edi Ramës, është motivi kryesor që e justifikon investimin e tij rek miqtë e Sorosit për ta marrë këtë pushtet e për ta përdorur si mjet kërcënues për cilindo kundërshtar politik.

Ky është në fakt qëllimi i vërtetë i reformës së Edi Ramës. Pa dyshim nuk  akuzojmë dot George Soros  vetë, por grupi që punoi për këtë kapjen ka një lidhje të drejtpërdrejtë me historinë e Fondacionit Soros në Tiranë  dhe me rrjetin e Fondacioneve Soros në Evropë e Amerikë.

Kush janë ekspertët që thirri Edi Rama për të bërë reformën?

1-Kristaq Traja, ish anëtar i Bordit ekzekutiv dhe kryetar i Bordit të Programit të Ligjit në Fondacion

2-Gent Ibrahimi, ish-drejtor programi në Fondacion

3- Sokol Sadushi, përfitues projektesh dhe anëtar bordi i programit të ligjit

4-Aurela Anastasi, Anëtare bordi

5-Arben Rakipi, i përfshirë në disa projekte të Fondacionit

6-Ardian Dvorani, i kudo gjenduri i PS, por gjithshtu pjesëmarrës në disa projekte të Soros

Vetë Fondacioni Soros ishte sponsori i punës së ekspertëve që u quajtën edhe si të “nivelit të lartë” dhe që u konfirmua publikisht nga Fatmir Xhafaj, kryetar i komisionit të posaçëm parlamentare për reformën në drejtësi. Romana Vlahutin u sugjerua në krye te Delegacionit të BE-së nga miqtë Sorosianë të Edi Ramës. Njëfarë Jonas…( ish drejtues i lartë u rrjetit të Fondacioneve Soros), në miqësie me Lajçak, edhe ky një ish sorrist, gjetën Romana Vlahutin dhe i ofruan miqësinë e Edi Ramës.

Kjo është arsyeja që Romana Vlahutin është dukshëm zëdhënëse e Ramës dhe jo përfaqësuese e BE-së në Tiranë. Jo në pak raste BE rezulton të jetë e keqinformuar mbi çështje të dialogut politik në vend për aspekte të ndryshme të reformës. Ajo ishte në mënyre ekseseve e angazhuar edhe në Komisionin e Venecias, për të detyruar këtë të fundit të shkruante në vlerësimin e tij shprehej dhe paragrafë që i interesonin reformës së Edi Ramës.

Donald Lu është pjesë e lobit Sorosist që sponsorizojnë demokratët. Pavarësisht ndonjë tentative të tij  për të mos u përfshirë, ai u “markua” nga Vlahutin dhe u bë pjesë e Grupit Sorosist për të kapur drejtësinë. Pra qartësisht nuk kemi të bëjmë aspak me një rastësi dhe përfshirja e këtyre njerëzve për rreth një qëllimi është e qartë: vendosja e një sistemi politik të kontrolluar nga Edi Rama dhe Sorosi.

Pas shumë drafteve të hartuara ka mbetur drafti që zbulon të vërtetën

Vetting, (rivlerësim i gjyqtarëve dhe prokurorëve) është në fakt thelbi i reformës Rama-Soros.Ky proces parasheh futjen në një sitë krejt subjektive të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve të vendit. Qëllimi imediat është largimi i disa gjyqtarëve dhe prokurorëve që tashmë janë piketuar nga Edi Rama.

Në vijim qëllim real është që në 5 vitet e ardhshme të përdorë Vetingun kund çdo prokurori dhe gjykatësi që “guxon” të vendosë kundër Edi Ramës. Për këtë qëllim, autorët e neneve të këtij procesi mbahen rigorozisht të fshehtë!

Fatmir Xhafaj thotë që Romana Vlahutin e përdor rregullisht nëpër takimet e saj se këto nene “i paska shkruar dikush në DG Lex ne Bruksel”. Kjo në fakt është një gënjeshtër e madhe sepse këto zyra në Bruksel janë zyra me natyrë programuese  programesh dhe jo zyra të asistencës ligjore. Por pavarësisht kësaj le të shohim konkrektisht se ç’parashikohet në draft kushtetutën e vendit për këtë proces.

Për ta kryer këtë proces do të ngrihen tre institucione:

Komisioni i Vetting, i cili përbëhet nga 12 anëtarë që ndahen në 4 trupa gjykues me 3 anëtarë. Në këtë komision do të përzgjidhen juristë të pavarur me përvojë me mbi 15 vite punë.

Kolegji i Apelimit, i cili funksionon në përbërje të Gjykatës Kushtetuese, por jo me anëtarët e zakonshëm të saj. Pra do të zgjidhen gjykatës specialë vetëm për këtë proces. Edhe këta gjykatës, që nuk përcaktohet sa është numri, zgjidhen nga radhët e juristëve të pavarur dhe me përvojë me mbi 15 vite.

Komisionerët Publikë, janë 2 të tillë që ndërhyjnë në proces në emër të popullit, pra me perceptime ose komente publike. Edhe këta zgjidhen nga rradhët e juristëve me përvojë.

Të tre këto institucione parashihen të zgjidhen nga Kuvendi me 3/5 e anëtarëve të tij. Mirëpo në mënyrë më poshtëruese të mundshme, Sorosianët e zhveshin Kuvendin nga kjo kompetencë e dhënë, kur ata vendosin kushtin që nëse nuk arrihet zgjedhja e kandidaturave për të tre këtë komision që propozohen nga Avokati i Popullit ( institucion ky i zgjedhur nga Edi Rama) atëherë do të zgjidhen nga Presidenti dhe në fund do të vetë zgjidhen! Pas procesit të dështimit të “vullnetshëm” në Kuvendin e Shqipërisë, Sorosistët sugjerojnë që në “lojë” të hyjnë Sorosistët e huaj, që do të sillen këtu në kuadër të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Ky term është shkruar në Kushtetutën e Republikës.

Kulmi i mungesës së dinjitetit dhe sovranitetit! Se që shtetet mund të lënë një pjesë të sovranitetit  Organizmave ku aderojnë (p.sh BE) si anëtarë është e kuptueshme, por që në Kushtetutën e një vendi sovran të rekomandohet ngritja e një Operacioni Ndërkombëtar  Monitorimi me idenë e futjes së ekspertëve të rrjetit Soros, këtë vetëm Edi Rama e quan normale! Pra operacioni ndërkombëtare, që do të jetë me ekspertë që do caktohen nga Rama-Romana-LU do të përcaktojë  se kush do të jenë Komisionerët që do të bëjnë Vetting. Pra komisionet i fusin në dorë vetë pas asnjë kufizim, çfarë duan, si i duan dhe kur i duan.

Si e mendojnë sorosianët vettingun?

Do të fillojë si hakmarrje ndaj të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, asaj Kushtetuese dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

Njëkohësisht kjo do të jetë edhe një “hakmarrje” ndaj Komisionit të Venecias, i cili nuk ju nënshtruar presionit të këtyre për të pranuar teorinë e ndërprerjes së mandateve. Pra në dukej ata do të jenë korrekt  me përcaktimin e Venecias për të mos ndërprerë mandatet, por Vetting nga tyre do të bëhet, që në fill për ti “hequr qafe” me gjoja “fakte” të stisura ne emër të opinionit publik. Në një farë mënyrë ndaj tyre do të triumfojë logjika e drejtësisë popullore, parime të të cilave i reklamojmë të gjithë këta me pasion bolshevik të dukshëm.

Duke goditur këtë kastë, të tjerët sigurisht do të tentojnë të “nënshtrohen”  këtij pushteti të ri. Ndërkohë procesi do të vazhdojë me të njëjtin ritëm deri sa të heqim të gjithë elementët e vendosur në listë. Ju kujtojmë edhe një herë se komisionet e Vetting dominohen totalisht nga ta. Do të jenë njerëz të zgjedhur prej tyre dhe në dukje me mbështetje ndërkombëtare!

Në vijim, do shpallen armiq kundërshtarët politikë të cilët Minsitria e Brendshme i ka mbajtur nën hetim e vëzhgim policor, por që duke mos patur nën kontroll prokurorinë nuk kanë mundur të jenë të suksesshëm. Modeli i Serbisë është ajo që në fakt kërkon të bëj Edi Rama, që pak para zgjedhjeve të shpallë me urdhër prokurori listën e politikanëve që arrestohen dhe kalojnë në ndjekje penale. Të paktën sa për lajme pa e vrarë mendjen nëse ndaj tyre ka apo jo prova. Vetëm për kaq i duhet Prokuroria në këtë fazë. Nëse prokuroria nuk do ta bëjë këtë “nder” atëherë prokurorët  që refuzojnë do të Vetohen, pra do të hiqen.

Ndërkohë ka një numër prokurorësh që janë identifikuar tashmë nga Rama e Xhafa që do të marrin detyra të posaçme në favor të këtij plani. Prandaj i duhet Vetting-u Ramës për të vendosur përfundimisht pushtetin absolut të tij dhe të miqve Sorosistë.

Zjarr Tv Ad