Shokuese/ Droga në Tiranë afër shkollave 9-vjeçare

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Heroina në Shqipëri shitet në mes të ditës, afër shkollave dhe gjykatave, ndërsa gjendet më lehtë sesa një paketë cigaresh

“Fiks Fare” arriti të depërtonte në rrjetin e shpërndarësve në Tiranë dhe Korçë, duke zbuluar funksionimin e këtyre grupeve.

Shpërndarësit kishin arritur që të krijonin një perimetër sigurie, ku çdo individ duhej që të kalonte në “skaner”.

Ai duhej të ishte një person i njohur dhe përdorues i lëndëve narkotike.

“Fiksi” ndoqi një ditë të zakonshme të një përdoruesi të lëndëve narkotike, i cili tashmë është bërë i varur nga përdorimi i heroinës.

Ai tha se ka vite që e konsumon, ndërsa ka edhe pasoja nëse nuk e përdor; dhimbje mesi, dhëmballe, koke, të vjella, dridhje trupi.

Sipas tij, heroina në Tiranë dhe rrethe blihet brenda dhe jashtë shkollave. Bashkëpunëtori dhe grupi i “Fiks Fare” shkuan në disa pika në Tiranë dhe në Korçë, duke kërkuar në mes të ditës.

Rezultatet ishin befasuese: në mes të ditës, heroina shitej lirshëm.

Në dy nga 3 raste që dokumentoi  në Tiranë, heroina shitej afër shkollave 9-vjeçare.

Zjarr Tv Ad