Shoqata e Gjyqtarëve padit Këshillin e Ministrave: Jo anulim të pasaportave diplomatike

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka dorëzuar të enjten, në Gjykatën Administrative të Apelit një padi kundër anulimit të pasaportave diplomatike.

Në padi Shoqata kërkon anulimin e vendimit të Këshillit të Ministrave. Sipas gjyqtarëve, pasaporta e shërbimit nuk mund të hiqet sepse garantohet nga Kushtetuta për gjyqtarët.

Në njoftim, Shoqata sqaron se: “Sot, me datë 11.07.2019, dorëzuam në Gjykatën Administrative të Apelit padinë kundër Këshillit të Ministrave, me objekt shfuqizimin e Vendimit nr. 389/2019, për pjesën që anulon pasaportat e shërbimit të gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit dhe për pjesën që heq të drejtën e tyre të pajisen me pasaporta shërbimi.

Dëshirojme të sjell në vëmendje një pjesë nga Vendimi nr. 40/2014 të Gjykatës Kushtetuese mbi interpretimin e nenit 138 të Kushtetutës: “Paprekshmëria e pagës dhe e përfitimeve të tjera janë mgeitur në nivel kushtetues, me qëllim që të drejtat/përfitimet, të cilat burojnë nga ushtrimi i funksionit të gjyqtarit, të mos ndryshohen me efekt negativ.

Formulimi i togfjalëshit “përfitime të tjera është i një natyre të përgjithshme dhe nuk konkretizon në mënyrë shteruese rrethin e përfitimeve të gjyqtarëve. Kushretutbërësi, jo pa qëllim e ka lënë të hapur kuptimin që i duhet dhënë rrethit të përfitimeve, pasi ka syniar të përfshijë në tërësinë e të drejtave që gjyqtarët i gëzojnë në funksion të ushtrimit të detyrës së tyre”.

 

Zjarr Tv Ad