Shpërthim granate në një lokal në Elbasan, plagoset rëndë pronari

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vetëm pak orë pasi policinë e Elbasanit e vizitoi zëvendësministri i Ministrisë së Brendshme, Sandër Lleshi, një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Partizani” të qytetit.

Policia thotë se në ambjentet e një lokali është hedhur një granate dore, e cila ka shpërthyer dhe për pasojë është dëmtuar pronari i biznesit, shtetasi Albert Alterziu, rreth 32 vjeç, i cili ndodhej në lokal në ato momente.

I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë, por mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Hetimet

Mësohet se i plagosuri ka qenë me precedent të mëparshëm penal. Nga hetimet e para, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje.

Në vitin 2001, Alterziu ka vrarë bashkëmoshatarin e tij  E. Shuli. Për vrasjen Alterziu u dënua me 10 vite burg, por bëri vetëm 7 për shkak të moshës minorene.

Në vitin 2013, Albert Alterziu është plagosur edhe më thikë gjatë një konflikti. Ai njihej si person problematik.

 

Zjarr Tv Ad