Shpërthim i fuqishëm në Stamboll, raportohet për viktima dhe të plagosur

0
241
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shpërthim ka ndodhur në rrugën Istiklal, një nga rrugët më të frekuentuara të Taksimit, për një arsye të panjohur. Mësohet se nga shpërthimi ka pasur shumë të plagosur dhe humbje jete. Ndërkohë që në vendngjarje janë dërguar një numër i madh i ekipeve mjekësore, ekipet e policisë kanë marrë masa të gjera sigurie në vendngjarje.

Ndërkohë që rruga Istiklal është e mbyllur për qarkullimin e këmbësorëve, hetimet vijojnë.

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya deklaroi për mediat turke: “Kemi humbje jete dhe të plagosur”. 

“Civilët po largohen nga zona. Një shpërthim i madh u dëgjua. Zjarrfikësit dhe ambulancat shkuan në vendngjarje. Thuhet se 11 persona u plagosën nga shpërthimi”, raportoi gazetari i CNN Turkey.

Zjarr Tv Ad