Shqetësimi në Itali: Vatra të infektuarish nga emigrantë shqiptarë

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Italia ka kapërcyer 254 mijë të infektuar e 35 mijë viktima nga koroanavirusi.

Autoritetet Italiane të Shëndetit Publik informojnë se gjatë 2 javëve të para të muajit gusht në Itali janë aktivë 925 vatra infketimi, 225 prej të cilave janë shtuar gajtë javeve të fundit.

Shumica e të infektuarve janë persona të kthyer nga udhëtime jashtë kufirit italian duke u bërë zinxhir përcjellës i infektimit të virusit.

Në raportimet e përditshme të përcjella nga komuna, provinca e rajone italiane mbi situatën e Covid në territorin e tyre,  mjaft vatra janë krijuar nga emigrantë shqitparë që janë kthyer nga udhëtimi i tyre në Shqipëri.

Pak orë më parë është raportuar se në komunë Terni në provincën e Peruxhias një emigrante 63 vjecare shqiptare e cila punonte si kujdestare për personat e moshuar ka rezultuar pozitive me Covid 19. Autoritetet shëndetësore lokale kanë vënë në izolim të detyrueshëm e kanë kryer tampone për të gjithë personat e familjarët që kanë qënë në kontakt me të.

Në provincën e Modenas 2 emigrantë të tjerë shqiptarë të sapokthyer nga Shqipëria kanë shfaqur simpotmat e virusit e ka rezultuar pozitiv nga koronavirusi.

Po ashtu si në rajonin e Lazios e në provincën e Ravennas  raportohet nga 1 person pozitive m Covid të sapo kthyer nga udhëimi në Shqipëri.

Shqipëria hyn në listën e vendeve që autoritetet italiane kanë ligjëruar karantinim të detyrueshëm me besim deri në 14 ditë për persoant e sapokthyer nga udhëtimi në Shqipëri. Disa rajone të vecanta si ai i Toskanës prej mesit të muajit korrik kanë urdhëruar testime gratis sieorologjike me rezultat mjaft të shpejtë për të gjithë ata pesona që hyjnë në territorin e këtij rajoni nga një udhëtim  në Shqipëri.

Ndërsa për ata që kthehen nga Greqia, Kroacia, Spanja, Malta është udhëruar kryerja e tamponeve në aeroportet në të gjithë territorin kombëtar.

Italia deri më tani ka një listë prej 16 vendesh mes të cilëve është dhe Kosova ku ndalohet hyrja në teritorin italain të persoanve që gajtë 14 ditëve të fundit kanë udhëtuar, e tranzituar në këto vende.

Zjarr Tv Ad