Shqipëri-San Marino të mërkurën në “Elbasan Arena”/ Publikohen çmimet e biletave…

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në prag të sfidës ndaj San Marinos, e cila do të zhvillohet mbrëmjen e së mërkurës, në orën 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena”, e vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar çmimet e biletave të këtij takimi për tifozët që dëshirojnë ta ndjekin nga pranë.

Çmimet e biletave variojnë nga 500 lekë të rinj, që janë të inkuadruar pas porte dhe çmimi më i lartë është në tribunën VIP me koston e 12,000 lekësh të reja.

Kuqezinjtë synojnë fitoren për të shpresuar deri në fund për vendin e dytë, ndaj kërkohet edhe mbështetja e tifozëve në “Elbasan Arena”.

Zjarr Tv Ad