Shqiptari kapet ilegal në Itali, ka qenë i dënuar për trafik kokaine

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Itali në bazë të një urdhër ndalimi të lëshuar në nëntor 2017 nga Gjykata e Firences.

Bëhet fjalë për shtetasin Alberto Topi (alias Elton Topi dhe Gashi Topi), i cili ishte arrestuar në vitin 2008  pasi u kap me 1 kg kokainë.

Pas dënimit me 3 vjet e 6 muaj burg shqiptari u dëbua nga Itali dhe iu ndalua hyrja për 10 vjet.

Megjithatë, më 13 nëntor 2017, ai ishte rikthyer në mënyrë të paligjshme në Itali.

Ekzekutimi i urdhërit për arrestim u bë ditën e djeshme, ndërsa shqiptari u dërgua në burg.

 

Zjarr Tv Ad