Shtëpi të shkatërruara në Ndroq, disa familje në qiell të hapur

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fshati Ndroq në periferi të Tiranës, është ndër më të prekurit nga tërmeti që la jo pak pasoja. Pritet që Emergjencat Civile të bëjnë bilancin për numrin total të shtëpive të pabanuara, pasi deri më tani nuk dihet shifra e saktë. Sakaq banorët janë larguar, nga shtëpitë e tyre, që janë të pabanueshme për tu strehuar në çadra apo tek të afërmit.

Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar ditën e shtunë se janë rreth 915 banesa e pallate të dëmtuara. Nuk mungojnë dëmet në dy shkolla, një qendër shëndetësore, katër automjete, një kabinë elektrike dhe një urë e varur.

Gjithsesi këto janë të dhëna paraprake, pasi vlerësimi i dëmeve ende nuk ka përfunduar.

*Pasojat e tërmetit në Ndroq përmes fotove:

 

Zjarr Tv Ad