Shtyhet gjyqi, revoltohen Shkencat: Kopshti Botanik s’është park, por qendër kërkimore!

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Kopshti Botanik nuk është vend rekreativ, por qendër kërkimore shkencore”, theksoi Spiro Dushku, dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, para mediave sot, ndërsa priste së bashku me studentët, vendimin e Gjykatës Administrative lidhur me Kopshtin Botanik.

Me një vendim të qeverisë Rama, 15 ha nga Kopshti, që është në pronësi të Ministrisë së Arsimit, i jepen Bashkisë së Tiranës për t’i kthyer në vend rekreativ, parqe,

Por, Dushku theksoi se destinacioni i Kopshtit Botanik si “vend rekreativ” ishte gjëja e fundit që mund të mendohej, sepse Kopshti ishte qendër kërkimore shkencore dhe duhet t’i mbetej universitetit dhe studentëve.

Dekani Dushku shprehu shqetësimin e tij kur mësoi për shtyrjen e seancës nga Gjykata Administrative Tiranë për në datën 29 tetor, pasi ishte duke pritur padinë e ngritur nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës kundër Vendimit të Qeverisë për 15 ha e Kopshtit Botanik.

Ndërkohë, Partia Demokratike dhe LSI, në dy deklarata të njëpasnjëshme, akuzuan qeverinë se 15 ha nga Kopshti Botanik do të përdoreshin për t’ua dhënë oligarkëve që të ngrenë kulla betoni dhe për të pastruar paratë e pista.

Zjarr Tv Ad