Shuhet shkrimtari Fatos Arapi

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare shkrimtari dhe poeti i njohur Fatos Arapi. Prej 10 vitesh Arapi ishte i sëmurë, pasi kishte pësuar një hemorragji cerebrale. Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi.

Përveç poezisë, ku renditet si një nga poetët më të mirë të kohës së tij, Arapi ka shkruar edhe novela si: “Patat e egra”, “Cipa e borës”, “Gjeniu pa kokë”. Ndër romanet që ai ka shkruar mund të përmendim: “Dhjetori i shqetësuar”, “Shokët”, “Deti në mes”.

Për shumë vite, Fatos Arapi ka punuar si Pedagog në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ndërsa dhjetë vitet e fundit, për shkak të sëmundjes daljet e tij në publik ishin shumë të rralla dhe veprimtaria krijuese ishte ndërprerë.

Zjarr Tv Ad