Si në filmat aksion, dy makina pritë Harizajt në Durrës. E bënë shosh me plumba

0
119
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qyteti i Durrësit ditën e sotme është tronditur, pasi një person është gjetur i pajetë brenda një automjeti. Po ashtu mësohet se dhe një tjetër është plagosur.

Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja dhe dyshohet se kemi të bëjmë me një atentat mafioz. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 13 të qytetit bregdetar.

I ekzekuatuari me armë zjarri është 39-vjeçari Edison Harizaj. I plagosur ka mbetur Genci Caci 33 vjeç, që po udhëronte në automjetin tip Audi A8.

Makina tip “AUDI” e Edison Harizajt që njihet si një nga personat e rrezikshëm në Vlorë dhe Genci Cacit po lëvizte në drejtimin Tiranë-Kavajë, në rrugën e Shkozetit për të dalë në Plepa.

Nisur nga të dhënat në vendngjarje viktimës dhe të plagosurit në një kthesë dyshohet se rruga u është prerë nga dy makina.

Njëra i ka bllokuar rrugën, ndërsa tjetra ka hapur zjarr me kallashnikov duke vrarë Harizajn dhe plagosur rëndë Cacin. Rruga nuk ka kamera dhe as ndriçim.

Ndërkaq mësohet se 33-vjeçari Caci po drejtonte makinën, ndërsa Harizaj ishte në sediljen e parë. Harizaj është hetuar për vrasjen e gjyqtari Konomi, ndërsa është i dyshuar për pengmarrjen e Albano Xhaferrajt.

Ndaj makinës së tyre është qëlluar me breshëri automatiku. Po ashtu mësohet se 39-vjeçari Edison Harizaj njihet si mik i Shullazit.

Pak minuta më vonë, u gjet dhe një makinë e djegur në varrezat e Shën Vlashit, për të cilën autoritetet besojnë se ka lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë që të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia e Durrësit pas vrasjes së mikut të Emiljano Shullazit, Edison Harizajt si dhe plagosjes së mikut të tij Geci Caci.

 

Zjarr Tv Ad