Si shfrytëzohet Teatri i Kukullave për të bërë para

0
361
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Teatrin e Kukullave për të marrë sallën me qera është e pamundur që  punonjësit e tij të mos përfitojnë sa herë që t’iu jepet rasti.

Një investigim nga emisioni “BOOM” tregon se si punonjësit e Teatrit të Kukullave bëjnë pazare për dhënien e sallave me qera. Nuk është e jashtligjshme që sallat e Teatrit të Kukullave të jepen me qera por e jashtligjshme është se ato para nuk shkojnë as në buxhetin e shtetit dhe as në buxhetin e institucionit.

Kamerat e emisionit “BOOM” kanë zbuluar se si përgjegjësia e trupës artistike përfiton nga dhënia me qera duke futur një pjesë të lekëve në xhepin e saj.

Investigimi i Emisionit “BOOM”:

Ndoshta emri “Teatri I kukullave” mund të mos japë përshtypjen e ndonjë abuzimi gjigand, por do të flasim vetëm për një rast; atë që investiguan gazetarët e Boom prej disa javësh. Llogariteni vetë sa raste të tillë të pazbuluar janë në muaj. Për të marrë me qera sallën, gazetares së Boom i është dhënë shifra e 150 mijë lekëve për një orë, dhe meqë ishte ora 17.00 jashtë orarit të punës, fonisti, pastruesja dhe ngrohja e sallës duhej paguar ekstra. Por në udhëzimin e ministrisë së Financës dhe asaj të Kulturës, në pikën e shërbimit të qiradhënies të ambienteve të lira thuhet se 70 përqind e shumës derdhen për buxhetin e shtetit dhe 30 përqind për institucionin, që përdoren për mbulimin e kostos direkte të punës. Pse duhej paguar ekstra në këtë rast?! Gazetarët kërkojnë realizimin e një shfaqjeje teatri me kukulla për të parë se si funksiononte pagesa në këtë rast. Sërish flitet për shtesë lekësh, madje edhe vetë drejtoresha e institucionit, znj.Monika Lubonja, thekson se aktorët po dolën pasdite duan shtesë lekësh. Ndërsa shefja e financës thotë se nuk ka tarifa fikse (!!!), por do ta diskutojë me kolegen dhe titullaren.

Pra një shfaqe e repertorit te Teatrit te Kukullave qe jepet privatish në një ambient publik, paguar në të zezë. Theksojmë se bëhet fjalë për një shfaqje ekzkluzive të repertorit të Teatrit të Kukullave, e cila është vetëm për institucionin, pra për fëmijët e kryeqytetit dhe jo për perfitime private. Kamerat e Boom kanë fiksuar edhe dyert e mbyllura të teatrit të shtunave dhe të dielave, si dhe fëmijët që largoheshin duke qarë. Përgjatë investigimit, gazetarët e Boom, janë rilidhur në telefon me shefen e financës, për shfaqjen dhe në skenë del edhe një personazh I ri, përgjegjësja e trupës artistike. Po në telefon me përgjegjësen e trupës, zhvillohet edhe pazari që duhet të paguajnë gazetarët; nga 500 mijë lekë arrihet në shifrën 250 mijë lekë përfshirë edhe pastruesen dhe fonistin. Në momentin kur gazetarët shkojnë të bëjnë pagesën për të vërtetuar katërcipërisht abuzimin, përgjegjësja tërheq në një vend të errët ku flet me zë të ulët fare. Megjithatë janë dy kamera që regjistrojnë skenën, ku mes të tjerave, përgjegjësja i ndan lekët që merr, ku një 50 mijë lekësh e fut në njërin xhep, ndoshta “pagesa” e saj, dhe pjesën tjetër në xhepin tjetër. Investigimi i Boom vazhdon sërish nesër me të tjera zbulime brenda një institucioni “të vogël” siç është teatri I kukullave, që mbahen me paratë publike.

Një institucion “i vogël” me abuzime të mëdha!

Zjarr Tv Ad