Si të flasim me adoleshentët?

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mosha më e vështirë e komunikimit mes prindërve dhe fëmijëve është ajo e adoleshencës. Rritja e menjëhershme e fëmijëve krijon tension në komunikimin dhe panik tek prindërit. Por gjithnjë ka rrugë për ta bërë më të lehtë këtë bashkëjetesë. Ja disa këshilla për prindërit:

1.Nxite adoleshentin të tregojë hapur mënyrën sesi ai i sheh gjërat.

Prindi: Pse qenka kaq e vështirë për ty të vish më herët në shtëpi?

Adoleshenti: Vetëm unë duhet të vij në shtëpi në orën dhjetë. Mua më duhet të largohem gjithnjë në kohën kur të gjithë kënaqen.

2.Tregoji mënyrën sesi i sheh ti gjërat.

Prindi: Sa herë që vonohesh, unë bëhem merak për ty. Ku nuk më shkon mëndja.

3.Ftoje adoleshentin të gjejë ide së bashku me ty.

Prindi: Le ta gjejmë ndonjë mënyrë të dy së bashku që edhe ti të kalosh pak më tepër kohë me shokët e tu, por nga ana tjetër edhe unë të ndjehem i qetë.

Shkruaji në një letër të gjitha idetë.

Shiheni edhe njëherë nga fillimi listën dhe vendosni përfundimisht se cilat prej atyre që keni shënuar do të lini në fuqi.

Zjarr Tv Ad