Situata politike, Rama takime në Bruksel. Zbardhet axhenda

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë punë në Bruksel, ndërsa është zbardhur edhe axhenda e takimeve të shefit të qeverisë.

Kryeministri do të ketë një takim me shefen e diplomacisë së Bashkimit Europian, Frederica Mogherini. Më pas, shefi i ekzekutivit shqiptar do të zhvillojë një takim edhe me Kreun e Këshillit Europian, Donald Tusk si dhe me presidentin e KE, Juncker.

Kjo vizitë pune në Bruksel e kryeministrit Edi Rama vjen në një kohë kur palët politike në Shqipëria janë shumë larg dialogut edhe pse thirrjet për një proces të tillë nuk kanë munguar si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dje vendosi të shfuqizojë dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit. Këtë vendim kreu i shtetit e argumentoi bazuar në Kushtetutë, ndërsa theksoi se në kushtet kur opozita nuk ka marrë pjesë në garë, ky proces nuk mund të jetë demokratik.

Zjarr Tv Ad