Skandali i drejtësisë, trafikantët e liruar terrorizojnë Skraparin! Arratisje si nëpër filma

0
804

Skandali i drejtësisë rrezikon jetën e banorëve dhe policisë në Skrapar. Një trafikante droge e identifikuar si Roada Dollani 25 vjeç, e lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” së bashku me 4 persona, një prej të cilëve i dënuar më parë kanë terrorizuar fshatin Panarit, Skrapar gjatë mbrëmjes së të martës, duke qëlluar në ajër me breshëri automatiku pa asnjë shkak apo motiv.

Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë referuar rastin në polici, e që pas uniuformat blu kanë mësyer në fshatin Panarit në zonën nga vinin të shtënat me armë. Për të shmangur një përplasje me armë dhe mos rrezikuar jetën e tyre dhe të banorëve të fshatit, efektivët e policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë pritur të zbardh dita për të vënë në pranga 5 trafikantët që lëviznin të lirisht të ndihmuar dhe nga drejtësia.

Sapo ka rënë nata forcat e policisë kanë bërë thirrje 5 trafikantëve të dorëzohen dhe mos të bëjnë asnjë lëvizje. Por, kësaj thirrje ata i janë përgjigjur duke hedhur armët e duke u larguar me vrap. Nuk është dashur shumë të ndiqen pasi efektivët kanë mundur të arrestojnë 5 trafikantët. Kështu në pranga u vunë Roada Dollani 25 vjeç, Daniel Daja 42 vjeç i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëve”, Mateo Shkurta, Aldo Daja e Soni Daja 35 vjeç , Ahmet Saraçi 43 vjeç dhe Florian Mihaj 33 vjeç.

Pas arrestimit, gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi një motomjet të dyshuar të vjedhur, i trafikuar nga vendet e BE-së, një sasi të vogël lënde narkotike, një sasi prej 1.636 farash të dyshuara cannabis sativa, tri armë zjarri kallashnikov, fishekë luftarak dhe një automjet fuoristradë tip Hummer me të cilën lëviznin autorët.

Ndërsa në vend ngjarje efektivët gjetën 50 gëzhoja e dala nga breshëria automatikut që kanë qëlluar 5 personat.

E gjithë ngjarja i ngjason një skene filmi hollivudian me trafikantët që tashmë do duhet të japin përllogari përpara drejtësisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i mjeteve motorike” “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e qetësisë publike”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.