Skandali: Veliaj foto miqësore me ish kryetarin e dënuar për korrupsion

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në faqen e tij në rrjetet sociale, kryetari i bashkisë së Tiranës , Erion Veliaj; ka botuar një foto ku shfaqet shumë miqësor me dy persona: në të majtë është deputeti socialist Xhemal Qefaliaj ndërsa në të djathtë të fotos, me rresh të kuq, ish kryetari i komunës së Bërzhitës, Genc Drita.

Genc Drita është arrestuar nga policia në janar të vitit 2016 për të vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata e apelit me 5 vjet e 4 muaj për veprën penale të korrupsionit.Ish kryetari i komunës së Bërzhitës akuzohej se i kishte marrë një qytetari 4500 euro kundrejt një lejeje për shfrytëzim të një objekti.

Pas daljes nga burgu Drita ka qëndruar në hije, larg politikës aktive dhe sidomos mediave, për të feksur kaq miqësisht në krah të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit. Theksojmë se fotot e funksionarëve të shtetit dhe politikanëve me elementë të inkriminuar (ku korrupsioni është një ndër më të rëndët) janë dënuar fort nga media dhe opinioni publik

Zjarr Tv Ad