“Nuk njoh as Bashën dhe as Berishën”, Xhelal Mziu “godet” pas mbledhjes së PD-së

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka mbledhur grupin parlamentar për të diskutuar situatën politike të kësaj force pas zgjedhjeve të 14 majit si dhe procesin e riorganizimit. Mbledhja është pak ditë pasi ish kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka nisur një tur takimesh ku ka lënë të hapur mundësinë për të garuar sërish kur kjo forcë politike të hapë garën.

Pas përfundimit të mbledhjet së grupit të PD, Xhelal Mziu zhvilluar një komunikim për mediat.

Ai ka thënë se Partia Demokratike duhet të bashkohet dhe të jetë e unifikuar që të jetë konkurruese në zgjedhjet e 2025.

“Nëse nuk kemi një PD të bashkuar nuk do të jemi konkurruar në zgjedhjet e 2025.Puna e parë duhet të jetë unifikimi i PD dhe kur të ndodhë procesi i unifikimit do të kemi edhe zgjedhje të reja”, ka thënë ai.

Zjarr Tv Ad