Sot protesta, Garo: T’i tregojmë kësaj qeverie se të gjithë bashkë mundemi dhe do ta rrëzojmë!

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, i ka drejtuar një thirrje sot, të gjithë qytetarëve shqiptarë që të bashkohen në protestën që do të mbahet kundër qeverisë së korruptuar të vendit, që i ka bërë shqiptarët në gjithë këto vite të largohen, pa parë një rreze shprese.

Në video-mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Garo thotë:
“Përshëndetje miqtë e mi! Sot është e shtunë, 12 nëntor. Kjo nuk është vetëm dita e demokratëve. Sot është dita e të gjithë qytetarëve, e të gjithë shqiptarëve, është dita e të gjithëve ju që e doni lirinë, që e doni demokracinë dhe që zgjidhni sot që të ushtroni të drejtën kushtetuese dhe qytetare, protestën, protestën ndaj një qeverie të korruptuar që në të gjithë këto vite vetëm i ka bërë shqiptarët që të largohen duke mos parë më një rreze shprese. 

Le t’i tregojmë kësaj qeverie se të gjithë bashkë mundemi dhe do ta rrëzojmë atë. Shihemi në orën shesh në orën 16:00.”

Zjarr Tv Ad