Spahiu-Ramës: S’ta ka fajin Macroni që kur njerëzit janë në mjerim, qeveria i vërsulet biftekëve prej floriri në Dubai

0
151
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sjellja e kryeministrit Edi Rama ndaj BE-së dhe që fundmi ndaj ambasadës franceze në Tiranë, për ish-deputetin dhe drejtuesin politik të LSI në Tiranë, Përparim Spahiu, janë brroçkullite. Sipas tij, sa sipër reve e ka trurin kryeministri Edi Rama, që shan aleatët e NATO-s dhe BE-së, ndërkohë që nënvizon se ndihma europiane në shëndetësi dhe jo vetëm është fakt i patjetërsueshëm. ”S’ta ka fajin as Macroni, as ambasada, që kur njerëzit kanë më shumë nevojë, ti dhe qeveria jote ose hapni ekspozita vizatimi ose i vërsuleni biftekëve prej floriri në Dubai. Më 25 prill, kthejmë me këmbë në tokë qeverinë dhe hapim rrugën e shpresës për Shqipërinë”,-shkruan Spahiu në facebook.

Postimi i plotë

A e di KM që shan Francën dhe BE, pse “spitali francez” në QSUT, quhet francez? Pasi akuzoi Francën si vend cinik dhe egoist, sot thellon mosmirënjohjen duke thënë se ambasada gaboi që reagoi kundër tij. Është fatkeqësi e madhe që na ka rënë për pjesë të kemi në krye (jo dhe për shumë kohë) një megalloman që e trajton shtetin, sikur ta ketë trashëgimi personale.

Pak ditë më parë sulmoi në mënyrë të pabesueshme Bashkimin Europian dhe Francën, që sipas tij janë ato fajtore pse Shqipëria nuk ka mundur ende të sigurojë dozat e nevojshme të vaksinës anti-COVID. Dhe, kur ambasadori i BE-së në Tiranë u shpreh i habitur dhe kur ambasadorja franceze i kujtoi se BE-ja dhuron 100 milionë euro në vit për Shqipërinë, KM nuk hesht, por kthehet në kundërsulm.

“Ambasada e Francës gaboi”, tha sot Lideri Global që e gënjen mendja se mund të flasë në emër të gjithë rajonit dhe të përfaqësojë interesat e gjithë Ballkanit në raport me BE. Sa sipër reve duhet ta kesh trurin, që të shash aleatët e NATO-s dhe BE-së, ndërkohë që ndihma europiane në shëndetësi dhe jo vetëm është fakt i patjetërsueshëm? Nuk e di nëse ka ndonjë ilaç për humbje kujtese në “spitalin francez” në Tiranë, por dua ta pyes publikisht KM, a e di pse “quhet francez” ai pavion i QSUT?

Nëse nuk e di, mësoje dhe pasi ta mësosh, vëri fre gojës e mjaft brroçkullite ndaj aleatëve tanë në BE. S’ta ka fajin as Macroni, as ambasada, që kur njerëzit kanë më shumë nevojë, ti dhe qeveria jote ose hapni ekspozita vizatimi ose i vërsuleni biftekëve prej floriri në Dubai. Më 25 prill, kthejmë me këmbë në tokë qeverinë dhe hapim rrugën e shpresës për Shqipërinë

 

Zjarr Tv Ad