Spanja, leje banimi për 400.000 britanik

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kabineti i Spanjës ka miratuar masa për britanikët në Spanjë që të vazhdojnë të jetojnë atje si tani nëse Britania e Madhe largohet nga BE pa një marrëveshje. Ministri i Jashtëm Josep Borrell tha se qëllimi kryesor ishte që askush, britanik apo spanjoll, të mos mbetej i pambrojtur. Spanja vlerëson se masat, të cilat do të bëheshin ligj në qoftë se Brexit del pa marrëveshje dhe do t’u jepnin të drejta banimit rreth 400,000 qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar.  Deputetët e Mbretërisë së Bashkuar deri më tani kanë kundërshtuar marrëveshjen e tërheqjes së Kryeministrit Theresa May me BE. Më shumë se 300,000 britanikë aktualisht janë të regjistruar si banues në Spanjë, thotë qeveria në Madrid. Ekzistojnë të paktën 150,000 spanjollë që aktualisht jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Z. Borrell tha se masat “me natyrë të përkohshme” kishin për qëllim mbrojtjen e interesave të qytetarëve spanjollë dhe britanikë, si dhe tregtinë midis dy vendeve.

Zjarr Tv Ad